Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kompania e telefonisë celulare në vendin tonë Vodafone, ka regjistruar sot abonentin e 100 mijë të shërbimit me parapagesë të vodafone card. Aktiviteti tregtar i vodafone filloi pesë muaj më parë dhe vetëm në këto pak muaj është regjistruar kjo shifër abonentësh. Menaxheri i përgjithshëm i Vodafone Albania u shpreh, se falënderonte të 100 mijë abonentët e shërbimit me parapagesë të vodafone card, si dhe të gjithë abonentët e tjerë të shërbimit me kontratë.

Ne jemi duke u përpjekur tha ai, në mënyrë të vazhdueshme t’i sigurojmë abonentëve tanë shërbimet më të mira dhe bashkëkohore të telefonisë celulare në Shqipëri. Arritja e sotme na jep zemër dhe na inkurajon për të ardhmen. Shtrirja e madhe e rrjetit Vodafone Albania është arritur duke u mbështetur në eksperiencën, ndihmën dhe njohuritë në fushën e tregut, të dy aksionerëve më të mëdhenj të saj, Vodafone Groupe dhe Panafone Vodafon.

Vodafone Albania ishte i pari operator në vendin tonë që siguroi shërbimin 24 orë të kujdesit të klientin. Tashmë mund të përdorin roaming në nëntë shtete nëpërmjet 11 rrjeteve celular Italisë, Greqisë, Britanisë së Madhe, Turqisë, Spanjës, Rusisë etj. Vodafone Albania presin të nënshkruajë së shpejti kontrata të reja të roaming ndërkombëtar./tvklan.al