Dy persona janë arrestuar nga Policia e Korçës për një ngjarje të ndodhur më 2 Gusht pranë fshatit Drenovë.

Dy të rinjtë R.M. 20 vjeç nga Korça dhe E.B. 25 vjeç nga Vlora, të dy të dënuar më parë për vjedhje, kishin transportuar me makinë 4 emigrantë të huaj.

Pasi mbërritën në fshatin Drenovë, iu vodhën me dhunë 500 Euro refugjatëve si dhe plagosën me thikë njërin prej tyre. Më pas u arratisën në drejtim të paditur.

Pas hetimeve të policisë, dy autorët u arrestuan pas 2 javësh dhe akuzohen për vjedhje me dhunë dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të kryer në bashkëpunim. /tvklan.al