Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 5 personave, 4 prej të cilëve shqiptarë dhe 1 italian me akuzën e vjedhjes.

Mësohet se këta persona janë pjesë e një grupi kriminal që ka kryer grabitjen e të paktën 40 apartamenteve. Shënjestrat e tyre ishin në Lecco, Como dhe Monza.

Operacioni për shkatërrimin e grupit u krye gjatë natës. Ndaj tyre është realizuar një hetim i gjatë prej disa muajsh.

Policët kanë fiksuar imazhe të kapura nga kamerat e sigurisë ku kanë mundur që të identifikojnë shqiptarët.

Mësohet se ata ishin autorë edhe të grabitjes së shtëpisë së kryebashkiakut të Merate, Massimo Panzeri, Dhjetorin e kaluar./tvklan.al