Dy të rinj kanë rënë në prangat e bluve të kryeqytetit për vjedhjen e një banese. Pronari, 29-vjeçari me iniciale M.M., denoncoi në polici se në shtëpi i kishin vjedhur orën dhe celularin.

Efektivët e Komisariatit Nr.1 në Tiranë mundën të identifikonin autorët dhe i arrestuan brenda pak kohësh. Ata janë K.A. 26 vjeç i dënuar më parë për vjedhje dhe Xh.F. 28 vjeç, i dënuar gjithashtu për vjedhje dhe shitje droge. /tvklan.al