Vodhën 3 milionë Euro pasuri

Ky është momenti i arrestimit të disa prej 7 anëtarëve të bandës së hajdutëve të vilave luksoze në Spanjë, ku 4 prej tyre janë shqiptarë. Sendet e vjedhura u gjetën nga policia të fshehura në makinën me të cilin ata udhëtonin dhe që ishte marr me qira.

Grupi në fjalë sipas policisë spanjolle ka grabitur vilat në Mursia dhe Ibiza në pronësi të emrave të njohur të botës së futbollit si Ronaldo Nazario, President i ekipit te Valadolidit dhe të italianit Marko Verrati që militon me ekipin francez PSG.

Policia vendase njofton se banda vodhi bizhuteri dhe ora me vlerë rreth 3 milionë Euro si dhe 10 mijë Euro cash. 

Grupi i hajdutëve, sipas mediave spanjolle, dyshohet se ka grabitur 15 vila luksoze, ishte i organizuar dhe strukturuar në mënyrë perfekte. Ata e kishin bazën në Shqipëri dhe udhëtonin drejt vendit iberik për kohën e nevojshme për të kryer sulmet ndaj banesave të përzgjedhura.

Tv Klan