Një 34-vjeçar nga Librazhdi është arrestuar nga policia pasi vodhi dy herë të njëjtën xhami në Elbasan.

Autori u arrestua në flagrancë nga policia pasi uniformat blu u sinjalizuan se një person kishte tentuar të vidhte një shumë parash në një xhami.

34-vjeçari u prangos në flagrancë nën akuzën për vjedhje e mbetur në tentativë dhe vjedhje e kryer më shumë se një herë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari ka vjedhur të njëjtën xhami edhe më 3 Qershor, rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë.

 Autori njihet si person me precedent penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  /tvklan.al