Ishte kthyer në tmerrin e banorëve të zonës, arrestohet nga policia e qytetit të Kavajës. Në pranga ka rënë  29 -vjeçari banues në Luz të vogël Kavajë, pasi vetëm brenda pak muajve ka kryer 4 vjedhje banesash.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka grabitur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndryshme shtëpiake, njofton polica.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”./tvklan.al