Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin:

•F. H., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 13.02.2021, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë dhe të një mjeti të mprehtë (thikë), ka vjedhur një market në pronësi të shtetasit F. H.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al