Një 44-vjeçar me iniciale E.G është ndaluar nga Policia e qytetit të Fierit. Ndalimi i 44-vjeçarit, i cili punonte si mekanik u bë pasi në fshatin Zharëz, Patos, në ofiçinën e kompanisë së naftës, dyshohet se ka vjedhur disa litra naftë dhe vaj lubrifikant.

Në cilësinë e provës materiale ju gjetën dhe sekuestruan në mjetin e tij tip “Benz” disa bidona plastikë të mbushur me vaj dhe naftë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

/tvklan.al