Vogëlushja shqiptare i shpëton mrekullisht aksidentit, në gjendje të rëndë prindërit


Vogëlushja shqiptare i shpëton mrekullisht aksidentit, në gjendje të rëndë prindërit

09:25 13/08/2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë të Italisë të mërkurën, ku është përfshirë edhe një familje shqiptare. Mediat raportojnë se 6 makina u aksidentuan gjithsej pas përplasjes nga një kamion.

Gjithsej në spital përfunduan 5 persona, mes tyre 3 anëtarët e familjes shqiptare. Sipas asaj që raportohet, fillimisht zjarrfikësit arritën të nxirrnin nga makina e shkatërruar nënën 22-vjeçare dhe vajzën e saj 2-vjeçare. Të dyja u dërguan në spital me helikopter. Ndërkohë babai arriti të nxirrej disa momente më vonë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shëndeti i vajzës është i qëndrueshëm. Ajo ka marrë disa lëndime të lehta në bark, ndërsa në kokë disa plagë pak më të rënda. Megjithatë ajo po qëndron në vëzhgimin e mjekëve dhe nëse gjendja vazhdon të jetë në këtë mënyrë pritet që shumë shpejt ta lerë spitalin.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për prindërit. Ata u dërguan në spital në gjendje më të rëndë. Familja shqiptare banonte në zonën e Lombardisë. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan aksidentin./tvklan.al



Të ngjashme