Në një editorial të revistës Vogue veshja e dasmës së Kate Middleton konsiderohet si më e lakmuara nga vajzat, ndërkohë që është kthyer në një burim frymëzimi për stilistët.

Më 29 Prill 2011, mbi dy miliardë njerëz prisnin me padurim para ekranit  mbërritjen e Kate Middleton, gruas së Princit William dhe mbretit të ardhshëm. Ajo mbërriti me një Rolls-Royce të vitit 1978 e  shoqëruar nga babai i saj. Ëndrra e shumë vajzave, fustani mahnitës  u krijua nga Sarah Burton, drejtoresha kreative e Alexander McQueen.

Kate dëshironte që veshja e saj të ndërthurte traditën dhe modernen nën vizionin artistik të Alexander McQueen. Për fustanin stilistja u frymëzua nga tradita viktoriane e ngushtë në bel dhe e fryrë lehtë në pjesën qendrore. Bishti i fustanit ishte 2.70 metra i gjatë shumë më i shkurtër krahasuar me atë të  Lady Diana plot 7 metra. Në anën e pasme, veshja kishte 58 butona të mbuluara me mëndafsh.

Dantella u punua artizanisht nga vajzat e shkollës mbretërore Needlework, me një teknikë të stilit Merlet lindur në Irlandë. Për ditën e madhe, Kate mbante një kurorë të  Cartier Halo të Mbretëreshës.

Xhevahiri i çmuar u ble nga mbreti George VI, babai i Elizabetës, për nënën Mbretëreshë më 1936. Më vonë iu dha Elizabetës nga nëna Mbretëreshë në 18 vjetorin e lindjes. Për të plotësuar traditën  ‘diçka blu’ mungonte, ndaj stilistja vendosi një fjongo blu brenda fustanit.

Klan News