Dua Lipa ka “tërbuar” kësaj here rrjetin jo me një performancë artistike siç ndodh zakonisht, por thjesht duke pozuar para pasqyrës e veshur e gjitha në të zeza, me një këmishë të gjatë mëndashi e me pupla, me logon e Versaçes.

Madje ishte vet Donatella Versaçe e cila i komentoi artistes. Dua po bashkëpunon shpesh kohët e fundit për veshjet e saj, me stilisten e famshme. Një nga rastet ishte dhe fustani me flutur në “Grammy’s”.

“Vogue” e përshkroi pamjen e Dua-s si Morticia Addams ose si një grua të pasur që shfaqet në funeralin e bashkëshortit me këtë veshje.

Sido që të jetë, Dua duket shumë joshëse dhe plot klas.

Klan News