Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza kundër Ramës, duke thënë se ai fshihet pas fustanit të grave nga frika e humbjes së zgjedhjeve. Në një postim në mediat sociale, Vokshi shkruan se Rama nuk do lista 100% të hapura dhe nuk e ka hallin tek kuota gjinore.

Në të vërtetë, ai i fyen gratë, kur thotë se ato duhet të jenë pjesë e listave të mbyllura, pasi nuk fitojnë dot vetë. Me garë të ndershme, ku Rama nuk përfshin kriminelët, nuk ble votën, nuk i kërcënon votuesit gratë kanë të gjitha mundësitë të jenë kandidatet më të votuara të qytetarëve”, shton Vokshi.

Sipas demokrates nëse Rama do i mbështeste realisht gratë “nuk do të zhdukte me një të rënë të lapsit 2 gra kandidate për deputete në Lezhë për t’i hapur rrugën drejt parlamentit një krimineli të dënuar për prostitucion”.

Me tej ajo shton se “kandidateve gra të PS në Lezhë iu rrëmbyen fëmijët, iu kërcënuan familjarët, në mënyrë që Edi Rama të fuste kriminelin e vet në parlament”. Në fund ish-deputetja shkruan se Rama ka hallin e tij se nuk do e votojë askush.

Ky reagim i Vokshit vjen si përgjigje për deklaratën e Kryeministrit, Edi Rama, i cili të hënën nga foltorja e Kuvendit tha se listat do të hapen 100% vetëm nëse garantohen kuotat gjinore./tvklan.al