Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda do të vendosë të enjten për masat e sigurisë për 34 të ndaluarit në operacionin “Vol-Vo 4”. Të gjithë të arrestuarit kundërshtojnë masat e sigurisë vendosur nga Shkalla e Parë.

Në sallën e gjyqit kanë munguar dy ish-deputetët soacialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët janë përfaqësuar nga avokatët e tyre.

Të gjithë personat që ishin sot në sallë kanë mohuar para gjykatës akuzat e trafikut të drogës, grupit të strukturuar kriminal apo tjetërsimin e pronave të kryer në bregdetin e Lezhës.

Tv Klan