Një tjetër person është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, ku u goditen 4 grupe kriminale në vitin 2018 dhe u arrestuan 32 persona.

Në pranga ka rënë 48-vjeçari Hekuran Hoxha, i cili dyshohet se është organizatori i grupit të heroinës dhe porositësi i drogës që prodhohej në laboratorin e Hasit. Hoxha, banues në Xhafzotaj, u arrestua pas lëshimit të urdhër arrestimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda një ditë më parë.

Ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrje në grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash. Hekuran Hoxha nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar dhe më parë për trafik ndërkombëtar droge.

/tvklan.al