Volejboll, Partizani e nis me humbje në Champions

Posta

Volejboll, Partizani e nis me humbje në Champions

17:00 24/10/2019

Vajzat munden 3-0 nga hungarezet e Vasas

Partizani nuk e nisi mirë fazën e tretë kualifikuese në Champions League për femra. Skuadra kampione e Shqipërisë u mund me rezultatin 3 – 0 nga Vasas të mërkurën në Budapest.

Ekipi hungarez nuk zhgënjeu tifozët e mbledhur për të ndjekur përballjen e parë.  Vajzat e Partizanit, edhe pse bënë rezistencë nuk mundën të fitonin të paktën 1 set në këtë duel.

Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar për Partizanin.  Ndeshja e kthimit në Tiranë, javën e ardhshme është një mundësi për të reaguar.

Më 31 tetor do të vendoset skuadra që do të marrë pjesë në grupet e Champions League.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT