Rumania e mund me rezultatin 3 – 0

Kombëtarja e volejbollit të meshkujve e nisi me humbje fushatën kualifikuese të Europianit. Kuqezinjtë që vuajnë nga mungesa u mundën me rezultatin 3 – 0  me sete nga Rumania.

Volejbollistët shqiptarë nuk arritën të përballeshin me një kundërshtar pretendent për t’u renditur në krye të grupit.

Të enjten Sllovakia ku po mbahet ky turne mundi Zvicrën po 3 – 0 me sete. Përfaqësuesja zvicerane do të jetë rivali i radhës mbrëmjen e së premtes për Shqipërinë.

Tv Klan