Fitoi me përmbysje 3 – 2 takimin kualifikues të Europianit

Kombëtarja e volejbollit të meshkujve arriti fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2023. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka mundën me rezultatin 3 – 2 Bosnje Hercegovinën në sfidën e zhvilluar të shtunën në sallën sportive “Feti Boriva”.

Një sukses me përmbysje për Shqipërinë, pasi përfaqësuesja boshnjake fitoi 2 setet e para. Skuadra shqiptare ndryshoi strategji duke rezultuar e suksesshme edhe pse nuk e pati të lehtë, pasi hasi në rezistencën e kundërshtarëve në përballjen që zgjati mbi 2 orë. Shqipëria do të luajë edhe sot ndeshjen e dytë me Bosnje Hercegovinën po në Tiranë.

Kjo fushatë kualifikuese nisi me humbje në transfertë ndaj Rumanisë, ndërsa në grup është e Zvicra.

Tv Klan