Shqipëria fitoi me përmbysje ndaj Austrisë në sfidën e luajtur të shtunën në Ens e vlefshme për Ligën e Europës së argjendtë në volejboll për femra. Vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin 3 – 2 me sete, duke siguruar matematikisht kualifikimin në fazën finale të aktivitetit. Shqipëria nuk u dorëzua edhe pse humbi 2 setet e para.

Një kthesë e volejbollisteve të drejtuara nga Altin Martiri dhe Roland Tarja që bënë të harrohej humbja me përfaqësueses austriake disa ditë më parë në Tiranë. Triumfi e mban Shqipërinë në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Austria kryesuese.

Ndeshja e fundit e fazës së grupeve do të luhet të mërkurën ndaj Gjeorgjisë në sallën “Feti Borova” në kryeqytet. Takimet finale do të luhen më 16 dhe 17 qershor në Suedi.

Tv Klan