Skuadra e meshkujve ngre trofeun në fushën e Erzenit

Tirana u shpall kampione e Shqipërisë në volejboll për meshkuj pas 28 vitesh. Bardheblutë e mbyllën serinë e finaleve me rezultatin 3 – 1 me suksesin e arritur ndaj Erzenit mbrëmjen e së shtunës në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga”.

Sfida e katërt përfundoi me triumfin 3 – 2 me sete pas një përballje të fortë që zgjati më shumë se 2 orë. Tirana fitoi 2 setet e para, ndërsa Erzeni reagoi në dy pasardhësit.

Seti i pestë ishte një betejë e fortë pikë pas pike, por në atë moment bardheblutë gabuan më pak, duke u shpallur kampionë për herë të dhjetë në historinë e tyre.

Ky është një tjetër trofe për Tiranën pas Kupës së Shqipërisë të fituar në fillim të muajit Mars. 

Tv Klan