Volejbolli nuk lejohet të nisë aktivitetet



Volejbolli nuk lejohet të nisë aktivitetet

20:04 26/10/2020

Komiteti Teknik i Ekspertëve refuzon kërkesën

Volejbolli në Shqipëri nuk do të fillojë. Komiteti Teknik i Ekspertëve i refuzoi kërkesën Federatës për nisjen e sezonit të ri për shkak të gjendjes që po kalon vendi pandeminë me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore e bazojnë vendimin e tyre me urdhrin e 15 Majit për kufizimin e aktiviteteve sportive në salla të mbyllura, pasi konsiderohen të rrezikshme. Federata e Shqiptare e Volejbollit e kishte bërë kërkesën në 27 Gusht, por përgjigja erdhi pak ditë më parë.

Drejtues të volejbollit në vend të kontaktuar nga Televizioni Klan e quajtën të padrejtë këtë vendim, pasi distancimi fizik në këtë sport është i duhuri, madje janë gati të bashkëpunojnë edhe për një protokoll.

Federata Shqiptare e Volejbollit gjithsesi do të vijojë të kërkojë fillimin e aktivitetit në vend, pasi vendet fqinje dhe të tjerë në Europë po mbajnë kampionatet rregullisht.

Tv Klan




Të ngjashme