Kombëtarja e volejbollit të femrave nis të dielën në fushën e Gjeorgjisë një tjetër sezon në Ligën e Europës. Trajneri Altin Martiri ka një grup me lojtare, të cilat aktivizohen në liga të huaja dhe ajo shqiptare. Sipas tij, përgatitja volejbollistëve ndryshon edhe për shkak të kushteve.

“Kampionati jonë është amator, që do të thotë se lojtaret stërviten vetëm një herë në ditë, kurse lojtaret që vijnë nga jashtë dhe luajnë në kampionate profesioniste kanë orë stërvitje më shumë”.

Altin Martiri thotë se bëri dallim vetëm faza finale.

“I vetmi fakt që na ngroh ishte faza finale që kishte një garë të bukur sportive”.

Në këtë edicion Liga e Europës ndryshon, pasi takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje. Erblira Bici uron që të thyhet tabuja ndeshjeve në transfertë.

“Kemi një grup që edhe na favorizon për ta kaluar, por duhet të japim maksimumin. Ne duhet të thyejmë tabunë që jashtë humbasim dhe brenda fitojmë”.

Shqipëria ka në grup edhe Austrinë dhe Izraelin. Liga e Europës shërben edhe si përgatitje për Lojërat Mesdhetare dhe kualifikueset e Europianit.

Tv Klan