“Faleminderit! Ç’a ke? Si je? Shumë mirë! Shumë bukur”!

Këto janë disa fjalë që Nefise Bayramoglu ka mësuar gjatë qëndrimit në Shqipëri. 26-vjeçarja e cila luan prej disa muajsh me femrat e Partizanit në volejboll, dëshiron të bëhet shqiptare dhe synimi është që të veshë fanellën e Kombëtares sonë.

“Jam e lumtur që do të kem shansin që të luaj për Kombëtaren dhe natyrisht për këtë dua të falenderoj trajnerin dhe federatën”.

Nefise, e cila para mbërritjes në kampionatin shqiptar është aktvizuar vetëm me skuadra të kampionatit turk, thotë se ka gjetur një ambient të mirë në Tiranë.

“Jam e lumtur që ndodhem këtu, jam e emocionuar për këtë mundësi dhe më pëlqen ky vend dhe njerëzit”.

Nefise Bayramoglu u grumbullua me Shqipërinë në miqësoren që u zhvillua për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ajo mund të bëhet e para e huaj që luan për Kombëtaren, duke shtuar konkurrencën brenda grupit.

Tv Klan