Kompania njofton aksidentalisht ndryshimin e emrit

Kompania e automjeteve Volkswagen ka zbuluar aksidentalisht që ka vendosur të ndryshojë emrin e kompanisë në SHBA, duke u fokusuar te automjetet elektrike.

Prodhuesi gjerman i automobilave postoi gabimisht njoftimin në faqen e kompanisë në internet. Njoftim që sipas raporteve u fshi shumë shpejtë.

Njoftimi i cili mbante datën 29 Prill ishte publikuar me 29 Mars, një muaj para kohe, ndërsa zëdhënësi i ndërmarrjes nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë ndryshim.

Shkrimi i postuar mbante si titull “Deklaratë publike e investimit të ardhshëm të kompanisë në lëvizjen elektronike”.

Aty po ashtu thuhej që të gjitha modelet e makinave elektrike të kompanisë do të kenë si simbol të jashtëm emrin “Voltswagen”, ndërsa të gjitha modelet e gazit do të vazhdojnë të mbajnë stemën e famshme të kompanisë VW.

Nga njoftimi bëhej e ditur se ngjyra blu e errët do të mbetet për makinat e tyre me gaz, ndërsa makinat elektrike do të kenë ngjyrë blu më të hapur.

Volkswagen, është prodhuesi i dytë më i madh në botë i makinave pas kompanisë Toyota dhe hapi divizionin e saj të parë në SHBA në vitin 1955./tvklan.al