Kompanintë gjermane të prodhimit të makinave, Volkswagen dhe BMW janë duke planifikuar që shtojnë prezencën e tyre në linjën e veturave elektrike. Kjo lëvizje e dy kompanive bëhet për të garuar me Teslan e Elon Musk.

Tashmë sfida është që deri në vitin 2050 të prodhohen makina me zero emetim karboni në ambient. Tesla është sërish në krye të këtij transformimi, pasi prej kohësh po shet makina elektrike me bateri që zgjasin shumë.

Tesla po ashtu njihet sia kompania me e suksesshme në prodhimin e veturave elektrike, pasi në vitet e fundit aksionet e saj janë rritur me 650%.

Por, Volkswagen, kompania gjermane që garon me Toyota për të qenë shitësi më i madh i automjeteve në botë, ka paraqitur planin e saj ambicioz për të kthyer 70% të sasisë së mjeteve në elektrike.

Edhe rivali tjetër, BMW, ka deklaruar se po synon që gjysma e shitjeve të saj të ishin automjete elektrike deri në vitin 2030./tvklan.al