Prodhuesi gjerman i makinave, Volkswagen, pritet që të bëjë revolucion në tregun e shitjeve të mjeteve me djegie të brendshme. Drejtuesit e kompanisë kanë bërë me dije se në vitin 2035 do të ndalohet shitja e makinave me motorë me djegie të brendshme dhe do të ketë prodhim vetëm të mjeteve me motor elektrik.

Në fillim do të jetë Evropa që do të ketë të gjitha makinat elektrike nga Volkswagen dhe më pas do të nisë shitja dhe në SHBA e Kinë. “Në Evropë, ne do të dalim nga biznesi me automjete me djegie të brendshme midis 2033 dhe 2035, në Shtetet e Bashkuara dhe Kina disi më vonë”,  tha anëtar i bordit të Volkswagen, Klaus Zellmer.

Më tej ai shtoi se në Amerikën e Jugut dhe Afrikë, do të duhet një marrëveshje e mirë më shumë për faktin se kushtet politike dhe të infrastrukturës mungojnë ende.

Po ashtu anëtari i bordit të kompanisë ka premtuar se në vitin 2025 të gjitha makinat e Volkswagen do të jenë elektrike dhe nuk do të emetojnë me CO2 në atmosferë.

Për në Evropë ka nisur që tani prodhimi i makinave elektrike, ku shumë kompani po synojnë kapjen e tregut./tvklan.al