Volkswagen ndryshon logon dhe prezanton makinën elektrike

Volkswagen ndryshon logon dhe prezanton makinën elektrike

12:48 10/09/2019

Gjiganti gjerman i prodhimit të makinave, Vokswagen ka prezantuar të hënën në panairin e Frankfurtit logon e ndryshuar dhe një makinë krejtësisht elektrike.

Logo e re

Lëvizja vjen në kuadër të sfidimit të së shkuarës me problemet me emetimet në atmosferë, dhe ndërtimit të një të ardhmeje më shoqërore me ambientin.

Logoja e re e gjigantit gjerman, ndryshe nga ajo e fundit e prezantuar në vitin 2000, tashmë nuk do të jetë më 3, por 2 dimensionale.

Logo e vjeter

“Logoja e re shënon fillimin e një epoke të re për Vokswagen”, tha Jürgen Stackmann, anëtar i bordit drejtues të kompanisë. Megjithë ndryshimet, “V” dhe “W” mbesin të pandryshuara, por për herë të parë ato nuk prekin rrethin në pjesën e poshtme.

Logoja e re kompanisë shfaqet për herë të parë në modelin ID.3, i cili është tërësisht elektrik.

ID.3 do të mund të udhëtojë deri në 550 kilometër me një karikim dhe do të dalë në shitje në Europë pak pasi të nisë prodhimin në seri, në muajin Nëntor.

Kompania ka njoftuar se deri më tani, janë porositur më shumë se 30 000 makina elektrike. /tvklan.al

Të ngjashme