Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, tha të hënën se do të vazhdojë të drejtojë kryeqendrën e veriut deri në realizimin e zgjedhjeve të vërteta në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.

Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë që të jem kryetare e Bashkisë së Shkodrës, deri në momentin sa më të shpejtë kur të gjithë ne, e jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë, të sigurojmë zgjedhje të vërteta, të rregullta, ku të gjithë të mund të zgjedhin të lirë kryetarin e Bashkisë, por edhe të këshillit bashkiak. E jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat pas konstituimit të këshillit të bashkisë së Shkodrës, dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Ademi tha se “këto zgjedhje farsë për Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë, do të zhbëhen.

Edhe ajo që ka ndodhur sot në Shkodër do të zhbëhet”, tha Ademi për konstituimin e këshillit bashkiak.

Vetëm qytetarët, kudo ku janë, mund ta qeverisin vendin. Nuk mundet askush të vendosë në emrin e tyre./tvklan.al