“BE nuk e ka mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave”

Vizitën disaditëshe të saj në Kosovë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka përmbyllur më një konferencë për media ku ka shpalosur qëndrimet e saj rreth dialogut dhe liberalizimit të vizave. Pret që Kosova dhe Serbia të përafrojnë pozicionet e tyre në dialog në javët e ardhshme.

“Shpresoj që në javët e ardhshme do të shohim një ngushtim të pozicioneve, një afrim të pozicioneve dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes negociatave”.

E vlerësoi të rëndësishme bashkëpunimin BE – SHBA për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi.

“Unë jam për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe administrata e Biden. Është me rëndësi që të harmonizohet me Palmer dhe deri më tani bashkëpunimi është duke ecur mirë”.

Ka kritikuar Francën për qëndrimin e saj skeptik për çështjen e liberalizimit të vizave të cilin qëndrim e ka konsideruar për keqardhje dhe gabim.

“BE-ja nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë. Kosova i ka përmbushur kriteret dhe tani është çështje e BE-së që edhe ata t’i përmbushin premtimet e tyre pasi po humbin kredibilitetin. Për këtë arsye e kam kritikuar shumë Presidentin Emmanuel Macron. Të gjitha vendet e kanë regjimin pa viza përveç Kosovës. Kjo është me të vërtetë diskriminuese”.

Von Cramon tha se Presidentja Vjosa Osmani ka dërguar disa kërkesa që të ketë mbështetje nga misioni i EULEX-it.

Tv Klan