Presidentja e KE-së deklaroi se Rusia duhet të kthehet në rrugën e paqes dhe dialogut

Bashkimi Europian po punon për një përgjigje të përbashkët ndaj kërkesave të sigurisë që Rusia ka paraqitur përmes një letre. Kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen para gazetarëve teksa ndodhet në një vizitë në Helsinki.

 “Ne po punojmë për një përgjigje të përbashkët. Ne jemi të bashkuar dhe është e qartë se kjo përgjigje  do të reflektojë këtë unitet”.

Teksa foli për krizën në Ukrainë, Von Der Leyen theksoi se Rusia duhet të kthehet në rrugën e paqes dhe dialogut. “Në rast se do të ketë ndonjë agresion ushtarak kundër Ukrainës, do të ketë sanksione financiare dhe ekonomike nga ana jonë… Shpresojmë që kjo të mos jetë e nevojshme”.

Presidentja e KE nënvizoi se Rusia po vë në pikëpyetje sigurinë europiane ndërsa Kryeministrja finlandeze Sanna Marin se askush nuk dëshiron që situata të depërshkallëzohet, por të gjendet një zgjidhje paqësore.

Klan News