Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka biseduar me kryeministrin Edi Rama këtë të premte. Është vetë Von der Leyen e cila përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se çfarë është folur mes të dyve.

Në fokus të telefonatës mes Presidentes së KE-së dhe Ramës ka qenë procesi i zgjerimit të BE-së dhe implementimi i Planit të Investimit dhe Ekonomisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se sa mirë të lëvizim përpara me procesin e zgjerimit dhe implementimit të shpejtë të Planit të Investimit dhe Ekonomisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Von der Leyen. /tvklan.al