Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka dalë në një deklaratë për mediat mesditën e sotme për të folur për paketën e zgjerimit të BE. Po ashtu, ajo u ndal te raport-progresi që është bërë nga KE për secilin vend të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria.


Von der Leyen theksoi se këto shtete duhet t’i bashkohen BE-së për ta bërë akoma më të fortë, e rrjedhimisht duhen marrë më shumë masa sigurie. Presidentja e KE u shpreh se duhen rregulluar marrëdhëniet fqinjësore mes shteteve.

“Në përmbledhje, ky ka qenë mesazhi im kryesor që kur kam nisur mandatin, të kompletojmë dhe të përmbushim rajonin. Qytetarët e vendeve duan të na bashkohen në BE sepse ne të gjithë e dimë gjeografinë, historinë dhe vlerat e përbashkëta që do të thotë se për të plotësuar rajonin tonë duhet llogjikë gjeo-politike dhe ekonomike. E kemi parë se vendet do të sjellin benefite të larta nëse ndodh kjo. Aksesi në liri, qytetarët mund të vizitojnë vende të ndryshme, të gjithë sëbashku do mund të arrijmë rezultate të mira. Do të ndihmonte të rrisim shtetet tona. Në 2020-ën kemi pasur një sukses të madh në këtë fushë dhe kemi bërë investime në sigurinë tonë. Duhet të rritet siguria dhe të stabilizohen marrëdhëniet fqinjësore. Na duhet një BE i madh dhe i fortë sepse kjo do të thotë një bashkim të madh në botë. Kur na bashkohen këto vende do të thotë se ka prosperitet për këtë çështje”, deklaroi kryekomisionerja.

Për herë të parë, raportet e progresit do të miratohen për 10 shtete që janë në këtë proces. Raportet do të miratohen për 6 shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi si dhe për Moldavinë, Gjeorgjinë e Ukrainën. Po ashtu, Raport Progresi ende hartohet edhe për Turqinë, shtet që formalisht ende ka statusin e vendit kandidat. Pritet që Komisioni Evropian të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe të rekomandojë dhënien e statutit të vendit kandidat për Gjeorgjinë.

/tvklan.al