Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila po zhvillon vizitë në Kosovë, ka bërë thirrje që autorët e sulmit tërrorist të 24 Shtatorit në Banjskë, të dalin para drejtësisë.

Në një konferencë shtypi me Presidenten Vjosa Osmani, Von der Leyën e dënoi sulmin e armatosur në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë Afrim Bunjaku.

Unë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të policit të vrarë. Ky sulm është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat evropiane”, theksoi Presidentja e KE.

Ndërsa Presidentja e Kosovës, theksoi se institucionet e Kosovës kanë treguar angazhim për të çtensionuar situatën në veri të vendit.

“Në takim potencova edhe rëndësinë edhe nevojën për largimin e masave të vendosura ndaj Kosovës. Institucionet tona përgjatë muajve të kaluar kanë treguar jo vetëm angazhim konkret për deeskalim të situatës dhe përkushtim të plotë me aleatët tanë. Institucionet kanë marrë hapa të mënj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe të lira, për fat të keq adresa e këtyre pengesave vazhdon të mbetet në Beograd”, u shpreh Presidentja e Kosovës.

/tvklan.al