Pavarësisht se nuk gjeti dakordësinë e vendeve anëtare, Ursula von der Leyen nuk tërhiqet nga plani i saj për të vendosur një tavan çmimi blerjeje për gazin rus. Shefja e Komisionit Europian e ngriti sërish këtë çështje përpara eurodeputetëve, para se liderët e vendeve europiane të mblidhen këtë javë në Bruksel.

Çmimet e rritura të gazit rrisin çmimin e energjisë elektrike. Duhet të kufizojmë këtë ndikim inflacionist të gazit tek elektriciteti kudo në Europë. Prandaj propozoj vendosjen e një tavani, veçanërisht për çmimin e gazit që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Në takimet e javëve të fundit të përfaqësuesve të lartë të vendeve të unionit, kundër këtij propozimi veç Hungarisë ka qenë edhe Gjermania, Holanda, Danimarka, Çekia, etj. Moska ka paralajmëruar se nëse vendoset çmim tavan për blerjen e gazit nga BE, ky vend do të ndalojë eksportet e të gjitha lëndëve të para drejt unionit duke shkaktuar një krizë të gjithanëshme.

Një tjetër problem është edhe çmimi i naftës. Pas rënies së ndjeshme në bursa të çmimit të naftës Bruto në fillim të Shtatorit kur prodhimi u shtua me 100 mijë fuçive në ditë, Rusia dhe vendet e OPEC-ut mblidhen për të diskutuar reduktimin sërish të prodhimit, për të ruajtur një çmim të lartë. Kjo ka bërë që ditët e fundit, nafta e papërpunuar në bursa të rritet me gati 10 dollarë.

Tv Klan