Von der Leyen prezanton kabinetin

Josep Borrell

Von der Leyen prezanton kabinetin

15:00 10/09/2019

Josep Borrell zëvendëson Federica Mogherinin

Presidentja e re Komisionit Europian, Von der Leyen prezantoi në Bruksel listën e 27 anëtarëve të rinj të kabinetit të saj, që do të nisë punën më 1 Nëntor.

Spikat Ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell, i cili do të zëvendësojë Federica Mogherinin si përfaqësues i Politikës së Jashtme të Unionit. Ndërsa në postin e Komisionerit të Zgjerimit e zëvendëson hungarezi Lazlo Troshanji.

Ashtu si pararendësja e tij, edhe socialisti spanjoll Borrell pritet të ketë zgjidhjen e çështjes së Kosovës si sfidë kryesore. 72-vjeçari vjen nga një vend europian që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, edhe për shkak të problemeve të brendshme me kërkesat për pavarësinë e Katalonjës.

Por në opinionin e tij, Kosova me Katalonjën janë çështje krejtësisht të ndryshme. Ai është shprehur kundër shkëmbimit të territoreve dhe mbështet çdo marrëveshje që do të arrihet mes palëve në Prishtinë dhe Beograd.

Për hungarezin Troshanji, në Bruksel ka mjaft zëra kritikë lidhur me emërimin e tij në krye të politikave të zgjerimit. Ai ka mbajtur postin e Ministrit të Drejtësisë në 4-vjeçarin e fundit dhe konsiderohet si ekzekutues i urdhrave të Kryeministrit euroskeptik Orban për reformën në Kodin Penal, që inkriminon organizatat jo-qeveritare që nxisin hyrjen e refugjatëve, veçanërisht ato të miliarderit Soros.

Von der Leyen është përpjekur të ruajë barazinë gjinore me 14 meshkuj e 13 femra. Britania e Madhe nuk do të përfaqësohet për shkak se afati i shkëputjes përfundon më 31 Tetor.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT