Von der Leyen rrezikon votimin në PE

Von der Leyen rrezikon votimin në PE

15:17 11/07/2019

Kandidatja për presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nuk ka mbështetjen e të gjitha grupimeve në Parlamentin Europian. Kjo rrezikon votimin nga shumica e  eurodeputetëve të Parlamentit Europian javën e ardhshme, pa të cilin ajo nuk do të mund tê konfirmohet si presidente e ekzekutivit europian. I vetmi grupim që e mbêshtet hapur është ai i liberalëve dhe demokratëve.

García Pérez, kryetare e grupimit socialdemokrat (S&D) :Ne kemi bërë disa kërkesa specifike për von der Leyen dhe do presim qëndrimin e saj specifik ndaj këtyre kërkesave. Do të diskutojmë sërish mbi këtë para se të japim votën tonë  javën e ardhshme.

Dacian Ciolos, president i grupimit të liberalëve dhe demokratëve “Reneë Europe”

“Ne i kërkuam Ursula von der Leyen njê mekanizëm europian për të siguruar që të gjitha qeveritë e Bashkimit Europian të respektojnë shtetin ligjor. Ky mekanizëm duhet shoqëruar me sanksione”.

Dalja e parë e

Ursula von der Leyen para shtypit nuk ka shërbyer në forcimin e imazhit të saj.

Idetë e përçuara në konferencên për shtyp nuk janë risi.

Ursula von der Leyen, kandidate për presidente e KE-së: Duhet të jemi më ambiciozë. Dioksidi i karbonit (CO2) duhet të ketë një çmim. Ne duhet të veprojmë më shpejt, për objektivat e fiksuara për vitit 2030, duke qenë se neutraliteti i klimës deri në vitin 2050 është një domosdoshmëri. Së dyti, unë do të luftoj për një pagë minimale në të gjitha vendet e BE. Së fundmi, është kyçe që të kemi një Evropë të fortë dhe të bashkuar që merr rolin e saj në botë.

Momentalisht, Bashkimi Europian nuk ka një plan B nëse Ursula von der Leyen nuk votohet nga shumica e eurodeputetëve javën e ardhshme dhe as për impaktin që kjo mund të ketë te kandidati për përfaqësues së politikës së jashtme dhe të sigurisë, Joseph Borrel.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT