Presidentja e KE Von Der Leyen në konferencën për shtyp që ka bërë në Fushë-Krujë, ka përmendur edhe rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, ku shprehet se është tepër shqetësuese dhe është thelbësore që të ketë një rikthim të dialogut mes dy vendeve.

“Ju përmendët dhe një çështje tjetër, që rajoni ka nevojë për bashkëpunim, por edhe për pajtim. Juve keni punuar fort për këtë çështje dhe keni patur arritje. Shikojmë që rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësues.

Është thelbësore që të ulet ky tension dhe të kemi rikthim në dialog. Edhe Bashkimi Europian u ndërtua mbi bazën e dialogut në fillimet e veta dhe si fillim u nderuam në bazën e zhvillimit ekonomik dhe kjo solli mirëkuptim nga të gjitha palët e më pas solli dhe pajtimin. Ky është një proces i gjatë, i cili sjell një të ardhme me paqe dhe begati.

Këtë dëshirojmë që të arrijmë, prandaj në mbyllje i dashur Edi, dua të përgëzoj Shqipërinë për përparimin që po bën dhe ecurinë që ka pasur në reformën në drejtësi, ju përgëzoj dhe për progresin në luftën kundër krimit të organizuar, për strukturat e reja antikorrupision, ky ka qenë sukses vërtet i madh.

E di që ju po luftoni për luftën kundër korrupsionit të parave si dhe hartimin e akteve nënligjore për të drejtat e pakicave. Konsolidimi i këtij historiku në fushën e reformave, është vendimtare dhe unë mirëpres punë të vazhdueshme në këtë drejtim”, është shprehur Ursula der Leyen. /tvklan.al