Ursula von der Leyen synon një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian dhe këtë të Hënë hodhi një hap të rëndësishëm. 65-vjeçarja mori votëbesimin nga partia e saj në vendin e origjinës, nga Unioni Kristiandemokrat i Gjermanisë.

Von der Leyen synon të jetë kandidatja e Partisë Popullore Europiane, pjesë e të cilës janë edhe kristiandemokratët gjermanë. Emri i saj pritet të miratohet në konventën e Bukureshtit që zhvillohet në Mars. Konventa i paraprin zgjedhjeve europarlamentare që zhvillohen nga 6 deri më 9 Qershor.

Von der Leyen e shpalli për të parën herë publikisht ambicien e saj për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku shpalosi edhe planin për militarizimin e unionit dhe emërimin për të parën herë të një komisioneri për ushtrinë, një risi e nxitur nga rreziku më i madh për sigurinë e që i kanoset Bashkimit Europian nga lufta në Ukrainë, për të herë në 32 vite ekzistencë.

Von der Leyen ka qenë edhe vetë ministre Mbrojtje e Gjermanisë, kur Angela Merkel ishte kancelare. E para grua në krye të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e ka drejtuar këtë institucion edhe gjatë një tjetër krize të rëndë si pandemia e koronavirusit.

Tv Klan