Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas darkës informale me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka shpërndarë një foto të përbashkët dhe shkruan se fakti që takimi i KPE-së mbahet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor është simbol i fuqishëm.

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është hera e parë që mbahet në Ballkanin Perëndimor. Një simbol i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ndajmë të njëjtin kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkruan ajo./tvklan.al