Kryeministri polak Moraw Iecki akuzoi Unionin për tejkalim të autoritetit

Shefja ekzekutive e Komisionit Europian Ursula von der Leyen paralajmëroi Poloninë se nuk do të mbetet pa u ndëshkuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetuese të disa neneve në traktatet me Bashkimin Europian.

Ky vendim vë në dyshim themelet e Bashkimit Europian. Është një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rendit juridik europian”.

Duke folur para ligjvënësve europianë dhe Kryeministrit polak Mateusz Moraw Iecki, Von der Leyen parashtroi tre opsione për një përgjigje ndaj sulmit të gjykatës polake mbi përparësinë e ligjit të BE-së.

“Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që vlerat tona të përbashkëta të vihen në rrezik. Ne do të  veprojmë  dhe tashmë   të gjitha opsionet janë të njohura. Opsioni i parë janë shkeljet, ku ne kundërshtojmë ligjërisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese polake. Një tjetër opsion është mekanizmi i kushtëzimit dhe mjetet e tjera financiare. Qeveria polake duhet të na shpjegojë sesi synon të mbrojë paratë europiane duke pasur parasysh këtë vendim të gjykatës së tyre kushtetuese”.

Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka vendosur që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, në çështje të caktuara gjyqësore. Gjykata ka thënë se disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë.

Von der Leyen tha se mund të zbatohet neni 7 i traktateve të BE -së. Sipas kësaj, Polonisë mund t’i hiqet e drejta e votimit në BE  pasi ajo ka shkelur vlerat e Unionit Europian.

Kryeministri polak akuzoi bllokun për tejkalimin e autoritetit të tij. Një seri anëtarësh të parlamentit u ngritën më pas për të dënuar udhëheqësin polak.

Kjo është hera e parë në historinë e BE-së që një shtet anëtar vë në dyshim traktatet e bllokut në Gjykatën Kushtetuese.

Klan News