Takim me kryeministrin Edi Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen viziton nesër Tiranën. Vizita nis me një pritje zyrtare në Pallatin e Brigadave dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Von der Leyen do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e një shkolle dhe kopshti në fshatin Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Vizita e Von der leyen është pjesë e një turi që ajo do të zhvillojë në Ballkan.

Tv Klan