Mbështetja që qeveria jep për fermerët në formën e subvencioneve, jo vetëm që është ulur me 4 herë krahasuar me një vit më parë, por edhe vendimet për të ndarë 4 milionë Euro fonde të këtij viti nuk kanë dalë ende.

Profesori Ndoc Fasllia, thotë se lista me produktet bujqësore pritet të dalë në fund të muajit Mars, në përgjigje të vendimit që Këshillit i Ministrave miratoi të mërkurën ku përcaktoi fondin e subvencioneve. Nxjerrja me 3 muaj vonesë e listës së produkteve që përfitojnë mbështetje do të thotë përjashtim i menjëhershëm për kulturat drufrutore, serrat dhe vreshtat, të cilat mbillen në Janar dhe Shkurt.

Fasllia verën se edhe aplikimet online për subvencionet në bujqësi sjellin vonesa për fermerët dhe humbin kohën që ata të marrin ndihmën financiare që jep qeveria.

Ai propozon që të bëhen disa ndryshime në procedurat e dhënies së subvencioneve në mënyrë që fondet e miratuara për këtë vit, edhe pse të ulëta, të arrijnë të përthithen të gjitha.

Një vit më parë e gjithë mbështetja që ofrohej në formën e subvencionit për fermerët ishte 100 milionë Euro, ku 20 jepej nga skema kombëtare dhe pjesa tjetër nga programi i Bashkimit Europian IPARD. Këtë vit qeveria e ka reduktuar në 4 milionë Euro skemën kombëtare, ndërsa numri i përfituesve të IPARD është shumë i kufizuar për shkak të kritereve të forta që vendos ky program.

Tv Klan