Kompania amerikane e prodhimit të vaksinave kundër koronavirusit deklaron se do të vijojë të furnizojnë me vaksina Italinë edhe nëse vendi nis procesin gjyqësor me padi për shkak të vonesave të dërgesave të dozave.

Pfizer ka deklaruar se edhe nëse do të jenë në gjyq me Italinë, do të respektojnë marrëveshjen e nënshkruar me Komisionin Evropian pak muaj më parë kur Agjencia Evropiane e Barnave aprovoi vaksinën e zhvilluar prej tyre.

Ne nuk kemi ndërmend të spekulojmë për këtë, por do të vazhdojmë të furnizojmë vaksinën siç parashikohet nga marrëveshjet me Komisionin Evropian“, tha CEO i Pfizer në Itali, Paivi Kerkola. Ai shtoi se furnizimi me vaksina në Itali do të shkonte sipas planit të miratuar më herët.

Një ditë më parë Italia i kërkoi Komisionit Evropian të ndërmarrë veprime kundër Pfizer për vonesat e dërgesave të vaksinave COVID-19. Por ashtu qeveria i kishte dërguar një letër zyrtare paralajmëruese kompanisë amerikane të ilaçeve duke i kërkuar që të respektonte marrëveshjen.

Javën e kaluar Pfizer tha se po ngadalësonte përkohësisht furnizimet në Evropë për të bërë ndryshime në prodhim që do të rrisnin prodhimin. Problemi i vonesave të dërgimit të dozave të vaksinave ka disa ditë që diskutohet dhe kompanitë janë në një presion të madh nga qeveritë./tvklan.al