Kaosi në finalen e Champions League në Paris ka bërë që i gjithë rrjeti të vlojë kundër autoriteteve pariziene për keqmenaxhimin e situatës. Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale, të cilat kritikojnë autoritetet pariziene për organizimin e dobët të finales më të rëndësishme në nivel klubi në Europë.

Në komentet e tyre, tifozët shkruajnë se Parisi duhet të marrë shembull nga Tirana, që organizoi në mënyrë perfekte një finale të madhe të Conference League, ku nuk pati asnjë problematikë. Disa prej komenteve shkojnë deri atje sa të propozojnë që finalja e Champions League vitin tjetër të bëhet në Tiranë.