Kryetari i PD, Sali Berisha do të takojë sot në orën 16:00 shqiptarët që jetojnë në Brecia të Italisë. Berisha rikthehet për të dytën herë në Itali brenda pak javësh, pas takimit që zhvilloi me shqiptarët që jetojnë në Napoli më 23 Mars.

Takimi vjen pas nisjes zyrtarisht të fushatës, ku një vëmendje të veçantë do të i kushtohet votës së diasporës.

Edhe pse nuk ka një kalendarë takimesh të përcaktuara, kreu i demokratëve gjatë një muaj fushate do të zhvillojë një seri takimesh me diasporën.

Klan News