Karim Benzema e fitoi trofeun e “Topit të Artë” me një diferencë mbresëlënëse prej 356 votash ndaj Sadio Manes. Ky është suksesi i dytë më i madh në historinë e çmimit prestigjioz, me rekordin e vendour nga Krsitiano Ronaldo që në vitin 2016 e fitoi trofeun pasi kishte 429 vota më shumë se sa vendi i dytë.

Benzema mori 549 vota në total, ndërsa shënoi 44 gola në të gjitha kompeticionet për Real Madridin në sezonin e kaluar duke pasur një rol kyç në fitimin e La Liga-s dhe Ligës së Kampioneve.  Në Europë francezi realizoi 15 herë në 12 takime, përfshirë edhe dy trigolësha.

I treti në renditje, Kevin De Bryine kishte 18 vota më pak se sa Mane që mori 193 vota, kurse sulmuesi i Barçës Robert Levandovski ishte larg podiumit pesë vota.  Pesë herë fituesi i “Topit të artë” Kristiano Ronaldo nuk mori vota, si rrallë ndonjëherë.

Është hera e parë në 17 vite që ylli portugez nuk u zgjodh në treshen më të mirë. Ndërsa rivali i tij i përhershëm Lionel Messi mungoi nga lista prej 30 futbollstsësh, për herë të parë që nga viti 2005.

Megjithatë, do të jetë shumë e vështirë për yjet e futbollit të bëjnë atë që argjentinasi ka arritur, duke fituar 7 herë këtë çmim prestigjioz.

Klan News