Votat nga Serbia në karantinë

Posta

Votat nga Serbia në karantinë

15:55 23/10/2019

LDK dhe VV vijojnë negociatat për qeverinë

Në kushte të jashtëzakonshme, me maska, komisionerët gjatë ditës kanë nisur verifikimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga Serbia.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky verifikim është i rëndësishëm pasi ka për qëllim të identifikojë fletëvotimin me personin që e ka dërguar atë.

Pas kësaj do të dihet saktë se sa është numri i fletëvotimeve të vlefshme dhe atyre të pavlefshme të ardhura nga Serbia. Ndërsa në përgjithësi në bazë të të dhënave preliminare, numri i  fletëvotimeve të pavlefshme për këto zgjedhje ka kaluar mbi 40 mijë.

TV Klan mëson nga burimet se sonte pas përfundimit të rinumërimit të votave do të nisë edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të ardhura nga Serbia.

Ndërkohë ka nisur edhe takimi ndërmjet grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të  Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në takimin e fundit që u mbajt të premten palët u pajtuan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtes.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi