Është pezulluar me 20 minuta procesi i votimit në QV nr 2447, në Papër. Sipas asaj që raporton gazetarja e Tv Klan, Anisa Krraba shkak i pezullimit është bërë një rast votimi familjar.
Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Klan News duket një votues i cili afrohet pranë vendit ku po votonte një tjetër qytetar.
Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.
Informohuni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit çdo orë, dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
/tvklan.al