Qipriotët turq po votojnë të dielën për të zgjedhur një udhëheqës që do t’i drejtonte në kapërcimin e përplasjeve politike me greko-qipriotët, për t’i hapur rrugën një marrëveshjeje që do t’u jepte fund 46 viteve të ndarjes etnike në Qipro dhe për të qetësuar tensionet mbi rezervat e energjisë në det të hapur.

Zgjedhjet vijnë mes akuzave se Turqia po përpiqet haptaz të ndikojë tek elektoratin prej 200 mijë vetëve për të votuar për kandidatin e krahut të djathtë Ersin Tatar. Tatar mbron përafrimin e plotë të politikave turke qipriote me ato të Ankarasë, si për shembull një zgjidhje me dy shtete si një alternativë ndaj modelit të qëndrueshëm federal për ishullin e ndarë mesdhetar.

Analistët parashikojnë një garë midis kreut aktual të së majtës Mustafa Akinci, drejtuesit të partisë CTP të qendrës së majtë Tufan Erhurman dhe zotit Tatar.

Zgjedhjet në pjesën veriore Qipros ka të ngjarë të shkojnë drejt balotazhit të dielën e ardhshme. Sipas pjesës më të madhe të sondazheve zoti Akinci do të kalojë në raundin e dytë dhe do të përballet ose me zotin Tatar ose zotin Erhurman./VOA