Të gjelbrit, surpriza e zgjedhjeve europiane – TV KLAN

Të gjelbrit, surpriza e zgjedhjeve europiane

Triumfojnë Le Pen e Salvini, rekord pjesëmarrje në votime

Për herë të parë prej krijimit të zgjedhjeve europiane në vitin 1979, partitë e qendrës humbasin shumicën parlamentare. Dy forcat tradicionale PPE e qendrës së djathtë dhe Social –Demokratët e qendrës së majtë, pësuan rënie duke marrë përkatësisht 179 dhe 150 vende në parlamentin me 751 euro-deputetë.

Për të siguruar vendimmarrjen u nevojitet koalicioni me Liberal Demokratët ose me surprizën e vërtetë të këtyre zgjedhjeve, të Gjelbërit që arritën të marrin 70 vende.

Ashtu siç pritej, rritje të konsiderueshme pësuan forcat radikale. Një goditje të rëndë mori Emmanuel Macron. Në Francë, forcë e parë u rendit Bashkimi Kombëtar, me në krye Marin Le Pen. Liderja e ekstremit të djathtë i bëri thirrje presidentit Macron të shpallë  zgjedhje të parakohshme.

Marine Le Pen,kryetare e Bashkimit Kombëtar:  Ai nuk ka zgjedhje tjetër veçse të shkrijë parlamentin, për t’i hapur rrugë një procesi më demokratik dhe më në fund të opinionit të vërtetë të vendit.

Rezultat plebishitar prodhoi vota në Itali, ku zv.kryeministri Matteo Salvini mori 34% të mbështetjes. Duke falenderuar fillimisht zotin.

Matteo Salvini, kryetar i Lega Nord: Falenderoj atë që është lart, që nuk ndihmon Mateo Salvinin apo Legën, por ndihmon Italinë dhe Europën, në gjetjen e shpresës, krenarisë, rrënjëve të saj, punës, sigurisë. Asnjë votë nuk do të përdoret për të kërkuar një gjysmë-kolltuku, por do të përdoret për të ndryshuar Europën.

Fitore në Britani edhe për  euroskeptikët e Nigel Farage me 31 % qind, ndërsa konservatorët u renditën të pestët.

Në Gjermani CDU-CSU ruajti vendin e parë, megjithatë befasia ishin të gjelbrit që u renditën të dytët, duke lënë pas social-demokratët, pjesë e të cilëve ishte e reporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i cili humbi vendin e tij në Parlamentin Europian. AFD e ekstremit të djathtë siguroi 11 vende.

Tv Klan

Kategori
BotaLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione